Dyshja turke e preferuar e shqiptarëve rikthehen pas 15 viteve së bashku

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dyshja turke e preferuar e shqiptarëve rikthehen pas 15 viteve së bashku

Falë serialeve turke të shfaqura në ekranet shqiptare, Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug janë bërë dy nga personazhet shumë të dashura të kinematografisë turke në vendin tonë.

Aktorët e njohur po ribashkohen në një projekt të ri pas 15 viteve pas serialit të famshëm “Dashuri e ndaluar”.

Bihter dhe Behlul kanë mbaruar xhirimet e filmit “Thirrja e fundit për Stambollin” dhe do të shfaqet në Netflix me 24 nëntor.

I konsideruar si “një histori për New York-un, dashurinë dhe shanset e dyta“, filmi tregon historinë e Serin dhe Mehmetit, të cilët takohen rastësisht në aeroport gjatë rrugës nga Stambolli në New York.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49651 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE