Jonida Maliqi rrëfen hapur karrierën dhe çështjet e zemrës

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jonida Maliqi rrëfen hapur karrierën dhe çështjet e zemrës

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka bërë një rrëfim në lidhje me jetën e saj private dhe karrierën ndër vite një një intervistë të bërë së fundmi për “Pushime On Top”.

Jonida tha se për momentin ndihet e plotësuar dhe e qetë me veten, ndërsa lidhur me dashurinë artistja tha se ka vendosur të jetë më diskrete edhe pse më herët ka rrëfyer çdo gjë për mediat rozë por jo vetëm.

Pjesë nga biseda:

Muzika?

Muzika është dashuria ime e parë, por dhe ekrani më pëlqen. Unë mbetem tek kategoria e këngëtarëve që muzikën e bëj për fansat e mi, së shpejt do vij edhe me një këngë solo.

Çfarë ka ndryshuar tek ty, a je e lumtur?

Mendoj që askush nga ne nuk mund të jetë i lumtur për një kohë të gjatë. Po kam pasur momente të lumtura por edhe të trishta, e rëndësishme është t’i nisësh gjërat me pozitivitet. Duhet të kesh forcën për ti përballuar gjërat kur përjeton disfata.

Zemra si është?

E rëndësishme është që të jesh diskret me jetën personale, më herët gjithçka që kam dashur kam shprehur dhe nuk e kam vrarë mendjen, por tani që jam nënë mendoj të jem më shumë private. Jeta nuk është vetëm Instagram, por e rëndësishme është që unë jam në paqe me veten. Nëse varesh nga një qenie tjetër je e groposur…

Sa herë mund të dashurosh në jetë?

Mendoj se mund të dashurosh disa herë në jetë, por më bukur kur je e pjekur. Vlerësoj shumë meshkujt që respektojnë femrën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE