Luana Vjollca thumbon Olta Gixharin për këngën ‘Benzina’? Ja e vërteta e raportit mes vajzave

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luana Vjollca thumbon Olta Gixharin për këngën ‘Benzina’? Ja e vërteta e raportit mes vajzave

Një këngë e vendosur live në Dancing With the Stars të premten duket se ka krijuar një dramë të re në showbizz-in shqiptar.

Bëhet fjalë për “Benzina”nga Luana Vjollca e cila u bë play nga anëtarja e jurisë Olta Gixhari. Kjo e fundit kritikoi konkurrentët pse kishin zgjedhur “Gasolina”, duke thënë se në fakt ne kemi këngë shumë më të bukura shqiptare.

Deri këtu në rregull. Ajo që u vu re, që as moderatorja Bora Zemani dhe as anëtarët e tjerë të jurisë nuk e pompuan këtë moment duke e kaluar me një buzëqeshje paksa të sikletshme.

Prej dy ditësh kjo është raportuar në media si tallje e Olta Gixharit ndaj Luana Vjollcës. Por Vip Magazine i hodhi një sy profilit të vajzave ku ato e ndjekin njëra tjetrën.

Madje së fundmi, pas spektaklit të së premtes, Olta ka pëlqyer një foto të publikuar nga Luana Vjollca.

Nga ana tjetër kjo e fundit, gjeti momentin perfekt për të risjellë edhe njëherë këngën e saj në sfond teksa ka ndarë disa pamje nga ambientet e Tv Klan. Luana ka zgjedhur të thumbojë paksa ish familjen e saj mediatike duke shkruar: Ju mungova?!

Kështu që “No Drama”. Vajzat janë shumë mirë me njëra-tjetrën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE