Ju prezantojmë me turbinën e erës më të lartë në botë!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ju prezantojmë me turbinën e erës më të lartë në botë!

Turbina me erë më e lartë në botë është aktivizuar në brigjet e Kinës jugore dhe në ishullin e Tajvanit. Ajo është inauguruar më 19 korrik në një park në det, në shtrirjen midis brigjeve të provincës Fuijian (Kina jugore) dhe Tajvanit. Ky gjigant i gjelbër quhet MySE 16-260 dhe është 152 metra i lartë sa një ndërtesë 50-katëshe. E lidhur me turbinën është një helikë me tre tehe 123 metra e gjatë dhe me peshë 54 tonë secila. Rrezja e veprimit të së cilës mbulon një sipërfaqe prej 50,000 metrash katrorë sa madhësia e 7 fushave të futbollit.

Ndërtimi i këtij kolosi është vepër e Korporatës China Three Gorges, lider në këtë sektor dhe me interesa të gjera edhe në tregun europian. Kjo është hera e parë që një gjenerator 16 megavat lidhet me një rrjet komercial dhe thuhet se është në gjendje të prodhojë energji elektrike të mjaftueshme për të furnizuar 36,000 familje me tre persona për një vit të tërë.

Sipas llogaritjeve të kompanisë, energjia elektrike vendase e prodhuar nga një burim i tillë ere redukton emetimet e dioksidit të karbonit me 54,000 ton krahasuar me përdorimin e impianteve me qymyr, me kusht që të jetë në një zonë me erë mjaftueshëm. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, po ndërtohet në Vineyard Wind 1, një park i madh në det të hapur me turbina 13 megavat, ndërsa në Danimarkë një projekt i ngjashëm u njoftua në vitin 2021, një ishull artificial i populluar ekskluzivisht me turbina me erë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE