Në dy javët e para të muajit gusht u shuan 95 vatra zjarri

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në dy javët e para të muajit gusht u shuan 95 vatra zjarri

Në dy javët e para të muajit gusht janë shuar 95 vatra zjarri. Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndër të tjera thekson rëndësinë që kanë vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, duke i veçuar si faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit.

Ndërkohë, po referuar të dhënave zyrtare ishin rreth 212 vatra zjarri që u fikën në kohë në muajt qershor-korrik.

95 vatra zjarri të raportuara gjatë dy javëve të para të muajit gusht janë shuar në kohë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave të emergjencës, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe bashkëpunimit të frytshëm me komunitetin.

Përmirësimi i sistemit të reagimit ka bërë të mundur që asnjë nga këto vatra të mos marrë përmasa të parikuperueshme. Rreth 212 vatra zjarri u fikën në kohë në muajt qershor-korrik.

Vigjilenca e komuniteteve, sinjalizimi dhe reagimi në kohë, faktorë kryesorë për parandalimin e ngjarjeve që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve e pasuritë e vendit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE