Koncesioni i Sterilizimit, ish-ministri Shkëlqim Cani paraqitet në SPAK!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koncesioni i Sterilizimit, ish-ministri Shkëlqim Cani paraqitet në SPAK!

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani është paraqitur sot në SPAK, vetëm pak orë pasi GJKKO dha masat e sigurisë për tetë persona të dyshuar si të përfshirë në shkelje lidhur me koncesionin e Sterilizimit.

Arrestohet ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodjan Rjepaj, si dhe biznesmeni që përfitoi tenderin, Ilir Rrapaj.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO vendosi masat e sigurisë “Arrest me burg” për ish-zv.ministrin Rrjepaj, i akuzuar “Për shpërdorim detyre” e Ilir Rrapajn, për “Mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e Sterilizimit.

Mes emrave të njohur, për të cilët u lëshua urdhër-arrest figuron edhe ai i Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, njëherazi shef i Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, QSUT, Arben Gjata. Ndaj tij u caktua “Detyrim për paraqitje” dhe e njëjta masë u vendos për shtetasit Naile Ajazi, Genc Burazeri e Pertef Mersini ndërsa që të gjithë akuzohen për “Falsifikim” e “Shpërdorim detyre”.

Në “Arrest shtëpie” u lanë Saimir Kadiu, Drejtor Ekonomik e po ashtu Marsela Serjanaj, Drejtoreshë Juridike, që të dy zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Në lidhje me këtë çështje, disa ditë më parë u paraqit në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, pasi koncesioni u dha në kohën kur ai drejtonte dikasterin e Shëndetësisë.

Më herët, u pyet dhe Klodian Rrjepaj, tashmë i arrestuar. Kujtojmë se në muajin qershor, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, SPAK tërhoqi dokumentet e Sterilizimit dhe check up-it në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë e pagesat e bëra për koncesionarët që kanë fituar tenderin.

Hetimet që zgjasin prej dy vitesh e gjysmë, konstatojnë se koncesioni u dha në kundërshtim me ligjin.

Sa i përket biznesmenit Ilir Rrapaj, burime nga SPAK-u bëjnë të ditur se nuk u paraqit për të dhënë shpjegime në lidhje me këtë çështje e tani pritet të merret në pyetje. Pronari i komanisë Investital LLC, së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40% të aksioneve fituan koncesionin me vlerë 100 milion euro.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE