Më shumë se një muaj, veshka e një derri funksionale në trupin e njeriut!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më shumë se një muaj, veshka e një derri funksionale në trupin e njeriut!

Kirurgët amerikanë, të cilët kanë transplantuar veshkën e modifikuar të një derri në trupin e një pacienti me tru të vdekur, kanë thënë e organi është duke punuar edhe pas 32 ditësh, hap i rëndësishëm në garën për të luftuar mungesën e dhurimit të organeve. Procedura e fundit eksperimentale është pjesë e një fushe kërkimi që synon t’i avancojë transplantimet mes krijesave të ndryshme, duke i përdorur trupat e njerëzve që janë dhuruar për qëllime shkencore.

Në Shtetet e Bashkuara ekziston një listë prej 103.000 personave që presin për transplantim organesh dhe prej tyre, 88.000 kanë nevojë për veshkë. “Ne i kemi modifikuar gjenet e veshkës së derrit që po punon prej një muaji në trupin e njeriut”,-ka thënë Robert Montgomery, drejtor në Institutin për Transplante Langone.

“Mendoj se është hap i rëndësishëm në këtë pikë, që ofron siguri për nisje të studimeve edhe te trupat e gjallë të njerëzve”. Montgomery e ka transplantuar për herë të parë veshkën e modifikuar të një derri në trupin e njeriut në shtator të vitit 2021, të përcjellë nga një procedurë e ngjashme në nëntor të vitit 2021. Prej atëherë janë kryer disa eksperimente të ngjashme që kanë funksionuar për dy deri në tri ditë.

Rikujtojmë se personi i parë në botë të cilit iu transplantua zemra e derrit, e modifikuar gjenetikisht ndërroi jetë. David Bennett, që vuante nga një sëmundje e pashërueshme e zemrës, mbijetoi për dy muaj pasi kreu operacionin në Shtetet e Bashkuara. Por, gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej derisa ndërroi jetë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE