Kubanezi bëhet viral në rrjet për ushtrimet e tij të pazakonta… godet 1 mijë herë veten me çekiç!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kubanezi bëhet viral në rrjet për ushtrimet e tij të pazakonta… godet 1 mijë herë veten me çekiç!

Një kubanez pretendon se e godet veten me çekiç nga 1 mijë herë në ditë, pasi sipas tij kjo e bën më të fortë. Lino Tomasen Camacho është bërë sensacion në rrjetet sociale, pas publikimit të videos ku shihet duke e goditur veten me çekiç, pamje këto që janë bërë virale.

Kjo ka bërë që ai të ketë 106 mijë ndjekës në Facebook, të cilët presin me padurim videot e tij të reja të ushtrimeve të pazakonta që ai aplikon. Videoja shfaq “Iron Man-in” kubanez, i cili në sheshin e Havanës, shfaqet me doreza boksi ku disa sekonda më pas i heq ato dhe fillon ta godasë veten me çekiç.

Ai madje e thyen me bërryl dhe grusht arrën e kokosit, duke bërë që lëngu të derdhet në trotuar para të pranishmëve. Lino thotë se ai e godet veten me çekiç çdo ditë dhe këtë metodë e aplikon që kur ishte 15 vjeç, një “traditë” që e trashëgoi nga babai i njohur si “Magic Man” në Kubë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49281 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE