Po konkurron Luizin në muzikë? Përgjigjet vetë Maestro

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Po konkurron Luizin në muzikë? Përgjigjet vetë Maestro

Armaldo Kllogjeri dhe Luiz Ejlli njihen prej vitesh bashkë, miqësi e cila u zhvillua shumë gjatë qendrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania”.

Megjithatë edhe fundi i miqësisë së tyre erdhi po në atë program, pasi që pas daljes nga reality show, Luizi dhe Armaldo nuk janë parë më bashkë.

Për këtë ata janë pyetur shpesh në intervista të ndryshme, siç ndodhi edhe së fundmi ku Maestro ishte i ftuar në “Lancio”.

Ndër të tjera, Armaldo u pyet se pse vazhdon ta “përndjekë” çështja me Luizin, mos vallë po i bën konkurrencë në muzikë?

“Jo, aspak. Unë nuk merrem fare me atë pjesë, nuk dua t’i bëj konkurrencë për asgjë. Unë kam projektet e mija, drejtimin dhe objektivat e mija dhe mendoj që pjesa e BBV me Luizin ka shumë muaj që ka mbaruar për mua dhe nuk e di pse e bëjnë akoma këtë.”- tha Armado.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE