Ukraina nuk shpreson se do t’i sigurojë avionët F-16 këtë vit!

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina nuk shpreson se do t’i sigurojë avionët F-16 këtë vit!

Ukraina ka hequr dorë nga shpresat për pranim të avionëve luftarakë amerikanë F-16 këtë vit, ndonëse ka ushtruar presion të vazhdueshëm te aleatët perëndimore që t’i dërgohen këto mjete të avancuara për t’u mbrojtur kundër pushtimit rus që vijon prej shkurtit të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i forcës ajrore ukrainase, Yuri Ihnat, duke folur për një televizion në Ukrainë deklaroi:

Eshtë e qartë se nuk do të mund ta mbrojmë dot Ukrainën këtë vjeshtë dhe dimër me avionët F-16.   Kemi shpresuar shumë që këta avionë të bëhen pjesë e mbrojtjes tonë ajrore kundër raketave dhe terrorit me dronë nga Rusia.

Megjithatë, u citua të jetë shprehur se në gjithë këtë situatë, “e mira është se pilotët ukrainas dhe teknikët do të mund t’i nisin trajnimet për përdorim të këtyre avionëve në të ardhmen e afërt”. Nga vendet anëtare të NATO-s, Holanda dhe Danimarka janë në krye të koalicionit 11-kombësh për të trajnuar pilotët ukrainas, se si t’i përdorin avionët luftarakë të Perëndimit.

Diskutimet për trajnime kanë nisur në muajin maj, në një samit të mbajtur në Japoni, por trajnimi nuk nënkupton se mjetet fluturues do të dërgohen në Ukrainë.

Aktualisht, trupat ukrainase janë të angazhuara në kundërofensivën për të rikthyer kontrollin e territorit të pushtuar nga Rusia. Disa ekspertë kanë vlerësuar se kundërofensiva është duke u zhvilluar me ritëm mjaft të ngadaltë.

Rusia vazhdon të kontrollojë më shumë se 100 mijë kilometra katrorë të territorit ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar më 2014-ën në mënyrë të paligjshme.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Siç dihet, Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë gjetur vdekjen mijëra persona dhe miliona të tjerë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49453 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE