“Zoti të sprovon…”/ Këngëtari i njohur përfundon në spital

vovalbania August 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Zoti të sprovon…”/ Këngëtari i njohur përfundon në spital

Këngëtari i njohur Skerdi Ago ka ndarë me ndjekësit e tij një foto nga spitali, duke i lënë këta të fundit të shqetësuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Krahas fotos ku duken shtretërit e dhomës së spitalin, Skerdi ka dhënë dhe një mesazh për ndjekësit, ku i ka porositur ata “që të mos ankohen nëse nuk kanë diçka të momentit që e dëshirojnë, sepse ka gjëra më të rëndësishme për të cilat duhet shqetësuar”.

“Mos u ankoni nëse nuk keni diçka që spo e shijoni për momentin ose spo ju plotësohet se jeta ka gjëra më me rëndësi për t’u shqetësuar… Mos ikni mbas kërkesave luksoze të kësaj jete sepse Zoti të sprovon në një mënyrë që s’të duhet më asgjë po thjesht shëndeti i mirë”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij në Instagram.

Ky mesazh ka lënë të shqetësuar ndjekësit e tij, pasi Skerdi nuk zbuloi më shumë detaje nëse është shtruar vetë në spital, apo ndonjë familjar i tiji.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49461 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE