Elbasan, u dëmtua nga pajisja e punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, humb jetën punëtori indian!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elbasan, u dëmtua nga pajisja e punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, humb jetën punëtori indian!

Aksidenti në punë i kushton jetën një shtetasi të huaj në vendin tonë. Mësohet se ngjarja ndodhi sot në fabrikën e riciklimit të aluminit, në Elbasan, në ish-kombinatin metalurgjik. Viktimë mbeti një 45-vjeçar nga India dhe paraprakisht, dyshohet se aksidentalisht shtetasi indian u dëmtua në trup, nga një pajisje pune. Për fat të keq nuk mundi t’iu mbijetojë dëmtimeve dhe ndërroi jetë. Nga grupi hetimor vazhdon puna për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi zyrtar:

Një 45-vjeçar indian ka humbur jetën në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se 45-vjeçari aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune.

Si pasojë e dëmtimeve të para, punonjësi ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE