Kishte një të pastrehë prej disa muajsh në shtëpi, gruaja nga Kalifornia e alarmuar njofton policinë!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kishte një të pastrehë prej disa muajsh në shtëpi, gruaja nga Kalifornia e alarmuar njofton policinë!

Një grua nga Kalifornia ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momentin e tmerrshëm kur zbulon se një i huaj kishte jetuar fshehurazi nën shtëpinë e saj për muaj të tërë. Dy efektivë policie shkuan në shtëpinë e Ashly Guardino kur ajo i njoftoi e alarmuar se ishte zgjuar në mëngjes nga një zhurmë e çuditshme që kishte dëgjuar nga bodrumi i saj.

Gruaja doli në oborr për të parë çfarë ishte dhe aty u tremb edhe më shumë kur pa një dorë njeriu që dilte nga një vrime ajrosjeje e shtëpisë së saj. Ajo menjëherë thirri policinë e cila pas disa përpjekjesh arriti të bindte burrin që të dilte jashtë shtëpisë. Teksa merrej në pyetje, ai tregoi se ishte i pastrehë dhe kishte muaj të tërë që jetonte në shtëpinë e Ashly.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50624 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE