Grabiti para në tre biznese, arrestohet 23-vjeçari në Korçë!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grabiti para në tre biznese, arrestohet 23-vjeçari në Korçë!

Grabiti nën kërcënimin e thikës, pranga të riut në Korçë. Fillimisht hyri në një supermarket në lagjen nr.4 të qytetit juglindor ku arriti të tërhiqte një shumë parash nga arka para se të largohej. Por, 23-vjeçari nuk u mjaftua me kaq e vazhdoi me vjedhjet në dy biznese të tjera në Korçë, po duke kërcënuar me thikë. Në total grabiti 43 mijë lekë.

Policia e arrestoi në terminalin e autobusëve të Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar: 

Pas grabitjes në supermarket, ai kreu dhe dy vjedhje në dy biznese të tjera në lagjen nr.7 dhe nr. 9  në Korçë duke marrë një sasi lekësh. Në total nga të treja bizneset i riu kishte marrë rreth 43 mijë lekë të reja.

23-vjeçari O.M u kap dhe u vu në pranga nga policia në terminalin e autobusëve të Korçës, ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O.M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër zhvillim, një automjet tip “Volkswagen”, në pronësi të një 30-vjeçari, sot u përfshi nga flakët në rrugën nr.9, në Velipojë, Shkodër. Dyshohet se shkak u bë një shkëndijë elektrike.

Makina u dogj në pjesën e përparme, ndërsa nga përhapja e flakëve u shkrumbua dhe një automjet i parkuar aty pranë, në pronësi të një shtetasi tjetër. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE