Mos e injoroni këtë sinjal të rrezikshëm që iPhone juaj po përpiqet t’ju tregojë!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos e injoroni këtë sinjal të rrezikshëm që iPhone juaj po përpiqet t’ju tregojë!

Të gjithë përdoruesit e iPhone nuk duhet të injorojnë dy simbole të celularit të tyre. Nënvlerësimi ndaj këtyre shenjave mund të dëmtojë baterinë e iPhone ose ta shkatërrojë tërësisht celularin. Bëhet fjalë për 2 simbole të trekëndëshit të verdhë brenda të cilit ka një shenjë uji. Nëse shfaqet ndonjë prej tyre, do të thotë që iPhone ka rënë në ujë. Celularët e fundit të Apple janë rezistentë ndaj ujit nëse zhyten për 30 minuta.

Mirëpo duhet treguar edhe kujdes. Kështu, trekëndëshi i parë i verdhë shkruan që “karikimi është i pamundur”. Më tej do të shfaqet sërish i njëjti paralajmërim ku shkruhet “në vendin e karikimit ka prani të ujit”. Kjo do të thotë që celularin duhet ta shkëpusni nga karikimi dhe të prisni deri sa të thahet tërësisht dhe të mos ketë prezencë lagështire.

Nëse aparatin tuaj iPhone e lini në karikim gjatë kohës që uji nuk ka dalë tërësisht nga pajisja, mund të dëmtoni përgjithmonë baterinë ose të shkaktoni dëmtime të tjera.  Së fundmi disa përdorues të iPhone 14 dhe iPhone 14 Pro janë ankuar në rrjetet sociale se bateritë e tyre po mbarojnë papritur shpejt. Një përdorues tregoi një kapacitet maksimal prej vetëm 89%. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE