Menduan se ishte kamarierja, incidenti qesharak që Princesha Beatrice ka përjetuar!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Menduan se ishte kamarierja, incidenti qesharak që Princesha Beatrice ka përjetuar!

Princeshën Beatrice e kanë ngatërruar me vajzën që shërben kafe dhe çaj kur ajo filloi punën e saj në Afiniti në Nju Jork. Anëtarja e mbretërisë angleze punon si Zëvendës Presidente në Afiniti, një kompani shumëkombëshe e të dhënave dhe softuerëve me bazë në Uashington, D.C. Duke folur në podcastin ‘Tea Talks’ nëna e 35-vjeçares Sarah Ferguson foli për incidentin të cilin ajo e kujton shpesh me të bijën duke bërë humor.

Anëtarët e bordit nuk e kishin idenë si dukej Beatrice, të gjithë po flisnin nëpër sallën e Këshillit duke thënë se mezi prisnin të takonin Princeshën Beatrice. Kur vajza hyri, të gjithë thanë “kafe dhe çaj të lutem, me sheqer”, kështu që ajo u largua dhe u kthye në sallë duke mbajtur çaj dhe kafe. Ndërsa u shërbente të pranishmëve çajin dëgjonte teksa ata thonin se mezi po prisnin të takonin Princeshë Beatriçen pa e ditur se ‘vajza e çajit’ ishte vetë princesha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49066 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE