“Oh Celebrate Him”, kënga që i dedikohet Zotit/Projekti që bëri bashkë Bjorni Linza dhe Yohanan!

vovalbania October 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Oh Celebrate Him”, kënga që i dedikohet Zotit/Projekti që bëri bashkë Bjorni Linza dhe Yohanan!

Bjorni Linza është ndër artistët më të rinj të tregut muzikor shqiptar. Ai u prezantua me këngën e tij të parë, “Malet lëvizën”, dhe menjëherë hyri në “The Top List”. Tashmë ai vjen me projektin e tij të radhës titulluar “Oh Celebrate Him” në bashkëpunim me Yohanan. Kjo këngë, njësoj si projekti i tij i parë muzikor, është i zhanrit gospel, këngë kishtare. “Oh Celebrate Him”, Bjorni ia ka dedikuar burimit të jetës, Zotit. Mëngjesin e sotëm Bjorni ka qenë i ftuar në studion e “Wake Up” për të folur më shumë për këtë projekt dhe jo vetëm. Po ashtu në një lidhje me Skype nga Bregu i Fildishtë ishte dhe Yohanan.

Çfarë do të thotë kjo këngë për ju?

Yohanan: Kjo këngë është kuptimi i jetës për mua. Sensi i jetës është të duash, ky është qëllimi dhe ajo që duam të komunikojmë nëpërmjet saj. Pra, të duam njëri-tjetrin.

Bjorni: Ndjemë këtë gëzimin e madh kur po e krijonim. Ky ka qenë dhe reagimi i të afërmve dhe miqve që e kanë dëgjuar për herë të parë.

Si jeni njohur me njëri tjetrin?

Bjorni: Unë kam qenë në një kishë në Milano dhe Yohanan ishte mikpritësi aty, pra që do të fliste. Që aty lindi një miqësi që vazhdon edhe sot. 

Yohanan: Ka qenë vitin 2011 apo 2012, kishte shumë njerëz në kishë. Shkova direkt tek ai sepse ishte i ri në atë kishë, dhe jemi bërë si vëllezër që atëherë.

A do të ketë projekte të tjera së shpejti mes ju të dyve? Bjorni na përgjigjet:

Kemi punuar shumë këngë dhe këtë e shohim si nisjen e fillimit të publikimit të tyre.

Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Oh Celebrate Him”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e “The Top List”, Top Awards.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE