Mesa duket të kthehesh me ish-in qenka tunduese, Lady Gaga sërish në krahët e Michael Polansky?!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mesa duket të kthehesh me ish-in qenka tunduese, Lady Gaga sërish në krahët e Michael Polansky?!

Thashethemet për ndarjen e Lady Gagas dhe ish-partnerit të saj, Michael Polansky, nisën që në pranverë të këtij viti, edhe pse asnjëri nuk kishte komentuar statusin e marrëdhënies së tyre. Çifti u panë së fundmi së bashku duke ngrënë darkë më 13 gusht në ‘Studio City’, pas disa muajsh aludimesh për një krizë në lidhje.

Është e paqartë nëse dyshja janë ende bashkë megjithatë pritet një reagim nga vetë ata. Edhe pse pati raportime të ndryshme në lidhje me ndarjen, asnjë tabloid ndërkombëtar i famshëm nuk e konfirmoi atë. Gaga në përgjithësi ka qëndruar larg rrjeteve sociale.

Së fundmi ylli i muzikës pop ka treguar për mediat se pas turneut të saj të dytë thuajse kishte falimentuar, pa e ditur as vetë ajo. Sipas këngëtares së famshme, ajo kishte probleme financiare pas turneut ‘Monsterball’ dhe kishte një borxh prej gati tre milionë dollarësh. Ndër të tjera Gaga ka shprehur:

Në të vërtetë isha e falimentuar pas pjesës së parë të turneut ‘Monsterball’ dhe ishte qesharake, sepse nuk e dija. Mbaj mend që u telefonova të gjithëve dhe u thashë: ‘Pse të gjithë thonë se nuk kam para?’ Kjo është qesharake. Unë kam pesë këngë numër një’ dhe më pas më thanë se kisha tre milionë dollarë borxh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48793 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE