Vjen në jetë fëmija i parë i ngjizur me inseminim pas vdekjes së babait të tij!

vovalbania August 18, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjen në jetë fëmija i parë i ngjizur me inseminim pas vdekjes së babait të tij!

Në një spital në Porto të Portugalisë lindi Hugo Guilherme Castro Ferreira, fëmija i parë i ngjizur me inseminim. Nëna e vogëlushit duhej të ndërmerrte një betejë të gjatë dhe të vështirë civile pas vdekjes së bashkëshortit të saj të ri, i cili ndërroi jetë në vitin 2019 për shkak të kancerit. Para se 29 vjeçari të vdiste, kishte shprehur dëshirën që sperma të ruhej dhe të përdorej për të përmbushur ëndrrën për t’i dhënë një fëmijë gruas Angela Ferreira.

U deshën vite për të arritur në procedurën e fekondimit me spermën e burrit të vdekur. Tani, më në fund, foshnja lindi në Centro Materno-Infantil do Norte. Ligji në Portugali nuk parashikonte inseminimin pas vdekjes, ndaj Ferreira promovoi një “Iniciativë Legjislative të Qytetarëve”, e cila u nënshkrua nga mbi 100,000 portugezë.

Propozimi përfundoi në Parlament dhe u miratua në vitin 2020 por presidenti Marcelo Rebelo de Sousa e refuzoi fillimisht, kryesisht për shkak të një çështjeje pasigurie ligjore për çështjen e trashëgimisë. Debati publik vazhdoi, derisa u arrit një konsensus më 5 nëntor 2021 dhe ligji u miratua. Pak vende e lejojnë këtë procedurë, duke përfshirë Greqinë, Indinë, Afrikën e Jugut, Spanjën, Mbretërinë e Bashkuar, Izraelin, Australinë dhe Belgjikën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48878 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE