Hidhet në erë shtëpia e personazhit të njohur të botës së krimit (EMRI)

vovalbania March 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hidhet në erë shtëpia e personazhit të njohur të botës së krimit (EMRI)

Rreth 03:20 të mëngjesit të sotëm një sasi tritoli ia është vënë banesës së Skender Likës në Sanxhak të Laçit.

Për shkak të shpërthimi të fuqishëm, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe po ashtu dëmtime ka edhe te banesat përreth.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen motivet.

Kush është Skënder Lika?

Skënder Lika është autori i vrasjes së Rakip Rolit, i cili pas ngjarjes  arratis menjëherë nga vendi i krimit së bashku me të birin.

Skënder Lika është xhaxhai i Ilir Likajt (Xhepajt), i arrestuar për vrasjen e dy biznesmenëve në një hotel në Mamurras, përkatësisht të shtetasve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (ky i fundit pa lidhje farefisnore me autorin e vrasjeve).

Xhepaj dyshohet se bashkë me Eduart Lamajn të arrestuar në Tiranë si edhe dy persona të tjerë ekzekutuan më datë 30 maj dy biznesmenët. Gjithashtu, Skënder Lika është vëllai i Myslim Likës, i plagosur në një atentat në Mamurras.

Njoftim i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në Sanxhak, Kurbin, në veranden e banesës së shtetasit S. L., ka shpërthyer lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49226 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE