44-vjeçari nga Singapori që ka koleksionuar 12 mijë kukulla Barbie…

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
44-vjeçari nga Singapori që ka koleksionuar 12 mijë kukulla Barbie…

Një burrë 44-vjeçar nga Singapori ka ndërtuar një koleksion të madh prej më shumë se 12,000 kukulla Barbie. Bëhet fjalë për Jian Yang, i cili është një koleksionist lodrash. Yang ka shumë Barbie, të cilat i merr shpesh me vete në shfaqjet e tij publike, duke bërë sete fotografike për llogarinë e tij në Instagram.

Yang zotëron një nga koleksionet më të mëdha të Barbie në botë. 44-vjeçari pranon se numri i Barbi-ve që zotëron është një përllogaritje, pasi kohë më parë ai ndaloi së numëruari ato. “Arsyeja e vetme që e di përafërsisht sa kukulla kam është sepse një mikesha ime dëshiron që ne të vendosim një rekord botëror Guinness”,- shpjegon ai.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jian Yang (@jianyang1979)

Këtë verë duket se do të flitet gjatë për Barbie-n, filmin mit që po thyen çdo rekord, përveçse është imponuar në tendencën pink mania. Pavarësisht ndonjë telashi me ndalime në vende të caktuara, Barbie ecën krenar në rrugën e suksesit financiar dhe po jep shpresa për ringjalljen e kinemave, sallat e të cilave nuk mbusheshin plot prej kohësh. Efekti Barbie i bëri të ripopullohen si në periudhat e lavdishme. Krijimi i regjisores Greta Gerwig, Barbie, duket se e ka tejkaluar filmin The Dark Knight, të shpërndarë nga Warner Bros, si realizimi më fitimprurës i çdo kohe për kompaninë me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51152 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE