Horror, 36-vjeçarja që u përpoq për 11 ditë të dilte nga varri…

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Horror, 36-vjeçarja që u përpoq për 11 ditë të dali nga varri…

Një grua besohet se është varrosur e gjallë gabimisht dhe ishte e vetëdijshme brenda arkivolit të saj për 11 ditë përpara se të përpiqej të dilte nga varri. Rosangela Almeida dos Santos, 37-vjeçe duket se është përpjekur në mënyrë të dëshpëruar t’i shpëtojë arkivolit të saj prej druri. Por fatkeqësisht Rosangela kishte vdekur tashmë në kohën kur anëtarët e familjes thyen varrin pasi vendasit raportuan se kishin dëgjuar britma që vinin nga nëntoka.

Pamjet tronditëse tregojnë rrëmujën në varrezat Senhora Santana në Riachao das Neves, në verilindje të Brazilit, ndërsa burrat vendas nxorën arkivolin. Santos, u deklarua e vdekur nga një spital më 28 janar dhe u varros të nesërmen. Njerëzit që jetonin pranë varrezave njoftuan familjen e saj më 9 shkurt, 11 ditë pasi ajo ishte varrosur,  pasi dëgjuan britma dhe zhurma që vinin nga brenda varrit.

Thuhet se trupi i saj ishte i kthyer përmbys dhe ende i ngrohtë. Pambuku që kishte qenë në veshët dhe vrimat e hundës së gruas kishte dalë dhe ajo kishte lëndime në duar dhe në ballë, ku dukej se ishte përpjekur të dilte. Gjithashtu u raportua se familjarët kishin parë gërvishtje dhe gjak brenda arkivolit si dëshmi se e reja është përpjekur dëshpërimisht për të dalë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49682 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE