Dënohet me 22 vjet burg kanadezja që i dërgoi letra me helm Donald Trump!

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dënohet me 22 vjet burg kanadezja që i dërgoi letra me helm Donald Trump!

Një grua kanadeze është dënuar me 22 vjet burg në SHBA për dërgimin e letrave të mbushura me helm ricin drejtuar Donald Trump në vitin 2020. 56-vjeçarja Pascale Ferrier i tha gjykatës se i vinte keq që plani i saj kishte dështuar dhe se nuk mund ta ndalonte Trumpin. Në një fjalim të gjatë në gjykatë, ajo tha gjithashtu se e shihte veten si një aktiviste dhe jo si terroriste. “Dua të gjej mjete paqësore për të arritur qëllimet e mia”,-shtoi Ferrier. FBI gjeti gjurmët e gishtave të saj në letrën drejtuar Trump, e cila i kërkonte atij të hiqte dorë nga gara presidenciale.

“Kam gjetur një emër të ri për ty: “Kllouni i shëmtuar tiran”, shkruante ajo në letër, sipas dokumenteve të akuzës së FBI-së. Ajo do të deportohet nga SHBA pas vuajtjes së dënimit dhe do të përballet me mbikëqyrjen e përjetshme nëse kthehet. Gjykatësja Friedrich i tha Ferrier-it se veprimet e saj ishin potencialisht vdekjeprurëse dhe të dëmshme për shoqërinë dhe për viktimat e mundshme. Ferrier pranoi gjithashtu dërgimin e letrave të ngjashme të helmuara te tetë zyrtarë të zbatimit të ligjit në Teksas.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48866 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE