Fatura e paguar nga Meloni hap debat në Itali! Reagon kryeministrja: Më erdhi turp që 4 italianë ikën pa paguar në Shqipëri!

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fatura e paguar nga Meloni hap debat në Itali! Reagon kryeministrja: Më erdhi turp që 4 italianë ikën pa paguar në Shqipëri!

Fatura e paguar nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni e 4 turistëve italianë që u larguan pa e paguar nga një restorant në Shqipëri është bërë temë debati politik në Itali.

Zërave opozitarë se Meloni urdhëroi Ambasadën Italiane në Shqipëri (që mbahet nga taksapaguesit italianë) të paguajë faturën prej 80 eurosh restorantit, Giorgia Meloni i është përgjigjur me një status në rrjetet sociale.

“Kur isha në Shqipëri, kryeministri Rama më tregoi historinë e katër italianëve që ishin larguar nga një restorant pa paguar faturën. Restoranti, pasi video e ikjes së tyre u bë virale, kishte thënë se gjithsesi ishin të lumtur sepse bashkë atdhetarët tanë kishin ngrënë mirë dhe kishin mbetur të kënaqur. Më erdhi turp sepse Italia që duam të përfaqësojmë nuk është një komb që bën të flitet për të për këto gjëra, që nuk respekton punën e të tjerëve dhe që mendon se është argëtuese t’ia hedhësh tjetrit.”

Sa i përket polemikës që hapi gjesti i saj për të paguar faturën ajo shton:

“Ndaj vendosa që ti kërkoja ambasadës tonë në Shqipëri që të shkonte të shlyente faturën e paguar nga unë personalisht. Kjo nuk është asgjë, madje nuk i kam dhënë as zë këtij fakti. E megjithatë edhe kjo në Itali krijoi probleme nga ana e një opozite që shihet që preferon tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja të paktën që për një ndodhi kaq banale mund të ishim të gjithë dakord”, përfundon mesazhin e saj Meloni.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49431 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE