Fluks edhe në Kapshticë! Lëvizje e dendur mes Greqisë dhe Shqipërisë!

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Fluks edhe në Kapshticë! Lëvizje e dendur mes Greqisë dhe Shqipërisë!

Vala e largimit të emigrantëve të cilët pushuan në Shqipëri ka nisur duke sjellë edhe ngarkesa në kufi.

Emigrantët tani kanë nisur rikthimin drejt Greqisë, duke shtuar fluksin në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, çka ka bërë që në disa orare të krijohen edhe radhë automjetesh por vonesat në një situatë të tillë konsiderohen normale.

Të premten 5000 persona u regjistruan në dalje të Shqipërisë ndërsa deri mesditën e së shtunës u regjistruan 2700 dalje, shifër që pritet të rritet.

Autoritetet tona kanë vendosur 4 sportele në dalje ndërsa ato greke 3 kurse emigrantet tregojnë se pritja në pjesën shqiptare arrin deri në 20 minuta

“Kemi nja 20 minuta që presim. Nga pala shqiptare shumë mirë po ecim”.

“Kemi një çerek ore që presim. Ishim për pushime”-shprehen emigrantët.

Këtë verë Kapshtica regjistroi shifra të rritura të hyrjeve krahasuar me vitin e kaluar, pjesa më e madhe e të cilave nga emigrantet çka pritet që të sjellë edhe fluks të lartë në dalje gjatë ditëve në vazhdim ndërsa autoritetet tona kanë kërkuar nga homologet e tyre angazhim për të mos shkaktuar vonesa.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49760 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE