Hedhja e plehrave në rrugë/ Rama: Ndështime drastike ligjore! S’do lejojmë që sjellja e individëve të pacipë, të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hedhja e plehrave në rrugë/ Rama: Ndështime drastike ligjore! S’do lejojmë që sjellja e individëve të pacipë, të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike

“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

“Faleminderit Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.
Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare,

Ne s’do lejojmë që sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike! Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillimvitin e ardhshëm”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49216 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE