Kërkohet që Meta të heqë ndalimin e lajmeve për të lejuar shkëmbimin e informacionit për zjarret në Kanada!

vovalbania August 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërkohet që Meta të heqë ndalimin e lajmeve për të lejuar shkëmbimin e informacionit për zjarret në Kanada!

Zjarrfikësit po vazhdojnë të punojnë që të mbajnë të hapur rrugën e vetme që mundëson daljen nga kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë. Zjarret janë përhapur shumë pranë qytetit ku jetojnë 20.000 banorë, të cilët po vazhdojnë evakuimet. Avionët për fikjen e zjarrit kanë punuar vazhdimisht që autostrada në Jellounajf të mbetet e hapur, përderisa banorët o evakuohen.

Ndërkaq, një ministër i qeverisë kanadeze kërkoi që Meta të heqë ndalimin e lajmeve të brendshme nga platformat e saj për të lejuar njerëzit të ndajnë informacione për zjarret në perëndim të vendit. Meta nisi bllokimin e lajmeve në platformat e saj Facebook dhe Instagram për të gjithë përdoruesit në Kanada këtë muaj në përgjigje të një ligji të ri që kërkon që gjigantët e internetit të paguajnë për artikujt e lajmeve.

Por disa njerëz që ikin nga zjarret në qytetin verior të largët Yellowknife janë ankuar në mediat vendase se ndalimi i pengoi ata të ndajnë të dhëna të rëndësishme për zjarret. “Ajo që po bën Meta tani është krejtësisht e papranueshme, për shkak të këtij ndalimi, njerëzit nuk kanë qasje në informacione që janë absolutisht thelbësore”,-ka thënë në një konferencë ministri i Transportit, Pablo Rodriguez.

“Kërkoj që Meta të anulojë këtë vendim”, vazhdoi Rodriguez. Ndërsa Chris Bittle, një ligjvënës i Partisë Liberale në pushtet, u ankua se veprimet e Meta për të bllokuar lajmet janë të pamatura dhe të papërgjegjshme. Në përgjigje, një zëdhënës i Meta tha se kompania kishte aktivizuar funksionin “Safety Check” në Facebook që lejon përdoruesit të ndajnë fjalën se ata janë të sigurt në vazhdën e një fatkeqësie natyrore ose një krize.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50966 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE