Parashikimi i motit për sot, e diel 20 gusht 2023!

vovalbania August 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashikimi i motit për sot, e diel 20 gusht 2023!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin ndërsa prej orëve të mesditës e deri në ato të pasdites vonë do të ketë alternime vranësirash kalimtare, më tepër të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore në lindje të vendit. Në relievet e larta malore, këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu sporadike e tepër të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa në bregdet dhe në lugina, era do të jetë relativisht intensive dhe me shpejtësi 6-10 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
23/38
Diell

Kukës
18/34
Diell re

Lezhë
22/36
Diell

Dibër
17/36
Diell re

Durrës
22/35
Diell

Tiranë
24/38
Diell

Elbasan
22/38
Diell re

Berat
21/37
Diell re

Vlorë
23/32
Diell

Korçë
18/33
Diell re

Gjirokastër
18/37
Diell re

Sarandë
21/34
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49492 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE