Itali, vritet në rrugë një shqiptare, nënë e dy fëmijëve!

vovalbania September 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Itali, vritet në rrugë një shqiptare, nënë e dy fëmijëve!

Vritet një shqiptare në Itali, nënë e dy fëmijëve. Sipas mediave në vendin fqinj, viktimë mbeti shtetasja e identifikuar si Klodiana Vefa, e cila u qëllua për vdekje në mes të rrugës ndërsa po kthehej nga puna në shtëpi.

35-vjeçarja me leje të rregullt qëndrimi në Itali, u ekzekutua një natë më parë në një rrugë periferike të Kastelfiorentinos, pak pas orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.

Disa banorë të zonës që dëgjuan shkrepjen e një arme zjarri njoftuan  policinë. Disa minuta më vonë, në vendngjarje shkoi edhe një autoambulancë, por për fat të keq rezultuan të pasuksesshme përpjekjet e bëra për ta risjellë në jetë. Mjekët nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e 35-vjeçares.

Nga hetimet paraprake, mësohet se një burrë e po priste në rrugë shqiptaren Klodiana Vefa. Nuk dihet nëse ka pasur një debat mes saj dhe vrasësit. Por, personi në fjalë nxori një armë zjarri dhe e qëlloi me një plumb në kokë, çka ishte fatale pasi humbi jetën.

Karabinierët kanë bërë kontrolle të shumta, por deri tani pa sukses. Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Kastelfiorentinos. Ajo u vra disa dhjetëra metra larg shtëpisë ku jetonte me dy fëmijët e saj.

Në Kastelfiorentino jetojnë shumë shqiptarë. “Ne duhet t’i qëndrojmë pranë një familjeje të prekur nga një ngjarje e tmerrshme”, tha kryetari i bashkisë së Kastelfiorentinos, Alessio Falorni, i cili ndër të parët që shkoi në vendngjarje.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49674 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE