Aksident i rëndë automobilistik në Turqi me 12 viktima dhe 19 të plagosur!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident i rëndë automobilistik në Turqi me 12 viktima dhe 19 të plagosur!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të provincës Yozgat në Turqi, kur një autobus pasagjerësh ra nga 30 metra lartësi. Sipas mediave turke, drejtuesi i autobusit të pasagjerëve që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit. 11 pasagjerë vdiqën në vend. Një tjetër viktimë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra pasi është dërguar në spital.

19 pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në autobus ndodheshin gjithsej 31 pasagjerë. Shërbimet e urgjencës, përfshirë ekipet e shëndetësisë, policisë, xhandarmërisë dhe AFAD, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

🇹🇷 Turkish bus crash kills 12, injures 19 – Hürriyet#Turkiye #Turkey pic.twitter.com/n4jCxhHeOn

— Attentive Media (@AttentiveCEE) August 21, 2023

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48675 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE