Aksident në Vlorë/Makina merr përpara të moshuarin, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident në Vlorë/Makina merr përpara të moshuarin, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën!

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Automjeti me drejtuese një 44-vjeçare ka marrë përpara një këmbësor 69-vjeç. I moshuari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:00, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, automjeti me drejtuese shtetasen R.B. 44 vjeçe, banuese në Vlorë, ka aksidentuar shtetasin A.A. 69 vjeç, banues në Vlorë, këmbësor.

69-vjeçari është transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50112 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE