Izraeli vret Ali Qadin, një prej komandantëve të Hamasit!

vovalbania October 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Izraeli vret Ali Qadin, një prej komandantëve të Hamasit!

Një javë nga sulmet izraelite, në Gaza rritet në 2 mijë e 215 numri i viktimave. Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se më shumë se 2 milion vetë janë në rrezik nga mungesa e ujit. Një zyrtar i një agjencie të OKB-së kujton se së pari, dehidratimi mund t’i kushtojë jetën fëmijëve e të moshuarve.  Po ashtu kërkon që bllokimi i ndihmave humanitare, të hiqet menjëherë.

Shkon në mbi 400 mijë numri i palestinezëve që lanë shtëpitë në Rripin e Gazës duke u zhvendosur brenda rajonit. Shifrën e jep Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Ushtria izraelite ofroi mundësi të re për palestinezët që të braktisin veriun e Rripit të Gazës e të gjejnë strehim në jug. Një zëdhënës ushtarak izraelit publikoi një hartë që u tregon dy itinerare ku mund të kalojnë në orarin 10:00- 16:00 me orën lokale apo 09:00-15:00 me tonën. Ato janë nga Beit Hanun e Khan Yunes.

Për kryediplomatin europian, Josep Borrell është absolutisht “i pamundur” plani izraelit për evakuimin në një ditë të mbi 1 milion vetëve nga veriu i Gazës. Duke folur në përfundim të një vizite në Kinë, Borrell tha se përfaqëson qëndrimin zyrtar të Bashkimit Europian kur thotë se zbatimi i planit nuk është i mundur në 24 orë teksa shtoi se “në një situatë si ajo në Gaza, kjo çon në krijimin e një krize humanitare”.

Izraeli pretendon se ka vrarë Ali Qadin, një nga liderët e Hamasit, përgjegjës për sulmin e 7 tetorit kundër izraelitëve e që startoi luftën.  CNN raporton lajmin duke cituar një zëdhënës ushtarak. Referuar Forcave të Mbrojtjes, avionët luftarakë izraelitë vranë komandantin gjatë sulmit në një seli operative të përdorur nga militantët.

Po ashtu janë bombarduar pozicionet e Hezbollahut në Liban ku një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters mbeti i vrarë. Ndërkaq, organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International denoncon: Forcat izraelite të pajisura me fosfor të bardhë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50679 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE