Donald Trump konfirmon se nuk do të marrë pjesë në debatet për zgjedhjet presidenciale!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Trump konfirmon se nuk do të marrë pjesë në debatet për zgjedhjet presidenciale!

Donald Trump ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në debatet presidenciale republikane me rivalët e tij në garën për Shtëpinë e Bardhë. Sipas mediave të huaja, ish-presidenti tha se një sondazh i fundit tregoi se ai kishte numra “legjendarë” përpara kandidatëve të tjerë për të qenë kandidati i partisë për zgjedhjet e vitit 2024.

“Publiku e di se kush jam dhe çfarë presidence të suksesshme kam pasur”, shkroi Trump, 77 vjeç në një postim në rrjetet sociale. Debati i parë presidencial republikan do të mbahet më 23 gusht ndërsa votimi në zgjedhjet paraprake republikane fillon në shtetin e Iowa-s më 15 janar 2024. Sondazhet e fundit kanë treguar vazhdimisht se Trump, i cili përballet me një sërë akuzash penale, është aktualisht kryesuesi për nominimin republikan. Trump kishte sugjeruar vazhdimisht se ai nuk do t’i bashkohej debateve republikane.

Ai kishte përmendur sondazhet që e tregonin atë duke udhëhequr kandidatët e tjerë me “numra në dukje të pakapërcyeshme” dhe ishte ankuar se moderatorët dhe vendet e propozuara mund të ishin “armiqësorë” ndaj tij. Kandidatët e tjerë republikanë për president deri më tani nuk kanë komentuar mbi zhvillimet e fundit.

Ekipi i Trump nuk u përgjigj në pyetjet e bëra nga agjencia e lajmeve Reuters se a planifikonte Trump të merrte pjesë në ndonjë nga debatet republikane në të ardhmen. New York Times raportoi se ish-presidenti ka realizuar një intervistë me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, që pritet të publikohet në internet më 23 gusht.

Mungesa e Trump në debatin e kësaj jave mund të bëjë që DeSantis të bëhet cak i sulmeve nga kandidatët e tjerë që kërkojnë të shihen si alternativa kryesore ndaj ish-presidentit Trump. Fituesi nga radhët e Partisë Republikane do të përballet me presidentin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2024. Në sondazhin më të fundit të realizuar këtë muaj nga Reuters/Ipsos, Trump kishte 47 % të votave të republikanëve në nivel kombëtar, me DeSantis që pësoi një rënie nga muaji paraprak dhe tani kishte 13 % të votave. Ndërkohë, Trump ka afat deri më 25 gusht për t’u dorëzuar vullnetarisht, pasi javën e kaluar iu ngrit një padi e katërt penale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE