Kompozitorit serbo-kroat Goran Bregoviç i ndalohet hyrja në Moldavi!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kompozitorit serbo-kroat Goran Bregoviç i ndalohet hyrja në Moldavi!

Kompozitori serbo-kroat Goran Bregoviç i është ndaluar hyrja në Moldavi për arsye “sigurie”, një vend që është fqinj me Ukrainën dhe ka forcuar kontrollet kufitare që nga shpërthimi i konfliktit të armatosur në shkurt 2022. Sipas shtypit, artisti i famshëm 73-vjeçar mbështeti hapur aneksimin e Krimesë, kur dha një koncert në mars 2015, dhe pushtimin e Ukrainës.

“Me keqardhje ju informojmë se Goran Bregovic dhe grupi i tij nuk do të mund të performojnë, për arsye që nuk kanë të bëjnë as me organizatorët dhe as me artistët”-tha Festivali Muzikor Gustar. “Për fat të keq, ata nuk u lejuan të hynin në Republikën e Moldavisë, ndërkohë që kishin zbritur tashmë në aeroport”- thuhet në një mesazh të postuar nga organizatorët e festivalit në platformën Facebook.

Bregovic, sipas deklaratës së tij të publikuar nga organizatorët, është shumë i zhgënjyer që ai u dëbua pa asnjë shpjegim zyrtar.

Unë jap koncerte njëri pas tjetrit në të gjithë Euorpën dhe nuk kam hasur kurrë problem.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE