Jo vetëm që argëtoheni por edhe digjni kalori, me ju që shkoni shpesh nëpër koncerte e kemi!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo vetëm që argëtoheni por edhe digjni kalori, me ju që shkoni shpesh nëpër koncerte e kemi!

Jemi zyrtarisht në sezonin e koncerteve. Ndjekja e një koncerti është e barabartë me një performancë të vërtetë atletike, mes kërcimeve dhe këngëve të kënduara. Por sa kalori digjni në një koncert? Këtyre pyetjeve i ka dhënë përgjigje specialisti italian në Mjekësinë Sportive dhe Shkencën e të Ushqyerit, Dr.Michelangelo Giampietro. Ai dha disa indikacione se sa energji konsumohet, bazuar në zhanrin muzikor të koncertit dhe si të trajtohet rikuperimi pas koncertit.

Ndjekja e një koncerti, në varësi të stilit muzikor dhe përfshirjes që gjeneron, mund të krahasohet me një performancë sportive dhe është mirë të ndiqni disa parime që ju ndihmojnë ta jetoni atë në maksimum.

Për shembull, gjatë një koncerti rock ku ju angazhoheni nga fillimi në fund, një burrë 80 kg mund të harxhojë midis 416 dhe 624 kalori dhe një grua 65 kg midis 338 dhe 507 kalori. Ndryshe është rasti i një koncerti pop, ku vallëzimi alternohet me momente më të qeta dhe këndim. Në këto koncerte një burrë mund të humbasë nga 266 deri në 400 kalori dhe një grua nga 216 në 325 kalori.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50585 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE