Luiz Ejlli e quajti gënjeshtare, si i përgjigjet sot Olsa Muhameti për kësaj deklarate

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luiz Ejlli e quajti gënjeshtare, si i përgjigjet sot Olsa Muhameti për kësaj deklarate

Me siguri e mbani mend tensionin e krijuar mes Luiz Ejllit dhe Olsa Muhametit pak kohë më parë.

Autorja e ‘Kepi i Tundimeve’ tha në një emision, se Luizi kishte qenë në Turqi disa herë bashkë me “Kepin e VIP-ave” për xhirime. Sipas saj, ai kishte  shkuar disa herë atje për të qenë pranë Kiarës, por nuk e kishte treguar në mediat sociale.

Gjë që Luizi e mohoi asokohe, madje e quajti Olsën ‘mashtruese’.

“Hajde rren hajde, e me sa siguri e thotë. Meqë ra fjala tani jam në Korcë po për 10 sec jam në Lezhë. Cit Olsa”, shkruante Luizi në një koment. Kujtojmë se gjatë xhirimeve të ‘Kepi i VIP-ave’ Luizi ndodhej në SHBA duke mbajtur koncerte.

Tani Olsa është pyetur rreth kësaj deklarate në një intervistë për ‘Prive’. Ajo zgjodhi ta anashkalonte duke thënë se nuk ka koment, por e cilësoi “Kepin e VIP-ave” si një sukses.

“Për deklaratën e Luizit nuk kam koment. Sa i takon “Kepit të VIP-ave” unë jam shumë e kënaqur. Është një produkt që u realizua shpejt. Mua më pëlqen. Ka një frymë disi ndryshe, është i qepur nga të gjitha anët dhe jam shumë e kënaqur me atë që ka përfaqësuar Kepi. Ishte më i mirë se ai i vitit të kaluar.”

E pyetur se me kë e ka më mirë të bashkëpunojë mes Kiara Titos dhe Bora Zemanit, Olsa tha:

“Mos ma bëj këtë pyetje se diçka të vogël të them unë fillon e nxehet. Do e thoja, por po e lë më mirë, edhe pse dihet.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49176 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE