Vendosi të hidhej nga shkëmbi në Maltë, shqiptari përfundon në gjendje të rëndë në spital!

vovalbania August 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vendosi të hidhej nga shkëmbi në Maltë, shqiptari përfundon në gjendje të rëndë në spital!

Së fundmi një incident i rëndë ka ndodhur në plazhin e Shën Pjetrit në Marsaxlokk, Maltë, ku një shtetas shqiptar është hedhur nga një shkëmb dhe nuk ka arritur të dalë në sipërfaqe. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00. Shqiptari është dërguar me urgjencë në spitalin Mater Dei të Maltës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Siç shihet edhe në video, shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije, hidhet nga shkëmbi mes duartrokitjeve të pushuesve por pak sekonda pasi u hodh nuk ka arritur të dalë.

Në këtë moment njerëzit që ishin aty pranë më pas u hodhën me shpejtësi në det për të shpëtuar shqiptarin. Anëtarët e Departamentit të Mbrojtjes Civile, një ambulancë dhe policia u thirrën në vendngjarje, me ekipin mjekësor që e transportoi burrin në spitalin Mater Dei.

Duke folur më pas, mjeku i urgjencës Michael Spiteri paralajmëroi për pasojat e kërcimit nga një lartësi e tillë. “Të godasësh ujin nga ato lartësi është si të godasësh betonin”, ka shkruar ai në Facebook.

Ne jemi të gatshëm, por mund të mos jemi në gjendje t’ju rregullojmë… mos e humbni jetën tuaj kot.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49448 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE