1800 euro bakshish?! Sheiku befason të gjithë stafin dhe klientët e restorantit!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
1800 euro bakshish?! Sheiku befason të gjithë stafin dhe klientët e restorantit!

Stafi i një restoranti në Lixhuria të Italisë është befasuar nga bakshishi i majmë që ka lënë një turist për ta përmes aplikacionit “Track Pay”. Episodi ka ndodhur në restorantin “Miky”, në Monterosso al Mare, ku një sheik ka shpërblyer stafin për shërbimin e përsosur me 1800 euro bakshish. Klienti që po pushonte në Itali me superjahtin e tij luksoz vendosi të kalonte mbrëmjen në restorantin e famshëm të zonës. Më pas ai i befasoi të gjithë duke lënë bakshishin më të madh në historinë e restorantit.

“Ai dërgoi shefat e tij të degustonin ushqimin, pastaj erdhi në darkë po atë mbrëmje me rreth 20 të ftuar”,-tha Sara Defina, pronare e restorantit. “Ata porositën shumë nga pjatat tona më tradicionale, duke shijuar ndër të tjera karkaleca të kuqë nga Santa Margherita dhe açuge nga Monterosso.”-vijoi Sara.

Rikujtojmë, se një italian i pasur është ndjekur nga kamarieri i një restoranti në Saint-Tropez në rivierën franceze, pasi la një bakshish prej 500 eurosh. Kjo shifër nuk u gjykua e kënaqshme dhe kamarieri e arriti atë në parkingun e restorantit dhe i kërkoi edhe 500 euro të tjera për të kapur shifrën e 1 mijë eurove bakshish.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50519 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE