Ajsbergu shkëputet duke rrezikuar jetën e turistëve, momenti bëhet viral në rrjet!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ajsbergu shkëputet duke rrezikuar jetën e turistëve, momenti bëhet viral në rrjet!

Në një video të publikuar së fundmi në mediat online shihet momenti kur një ajsberg gjigand shkëputet dhe bie vetëm disa metra larg turistëve, duke rrezikuar jetën e tyre. E rrethuar nga brigjet e Svalbardit, Norvegji, pjesa e stërmadhe u rrokullis në një ngjarje jashtëzakonisht të rrallë, ndërsa të pranishmit shikonin me mosbesim.

Ajsbergët janë të prirur të rrokullisen ndërsa shkëputen nga akullnaja prindërore, me format e tyre të parregullta që shpesh i bëjnë të lëkunden shumë. Shkencëtarët thonë se ndikimi i madh i saj, mund të çlirojë aq energji, sa një bombë atomike dhe madje mund të shkaktojë cunami në rastet më ekstreme.

Rebecca Lucas Gan dhe Brian Gan, nga Filipinet, filmuan fenomenin ndërsa ishin në një udhëtim me kompaninë Silversea Cruises. Ata tregojnë:

Dëgjova një zhurmë të fortë dhe kur u ktheva, pashë ajsbergun që filloi të lëvizte dhe u bë gjithnjë e më i gjatë ndërsa rrëshqiste. Në fillim mendova se kisha halucinacione, pasi nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Ajsbergët zakonisht nuk lëvizin. Pastaj guida jonë na shpjegoi se sa me fat ishim që kishim parë një ngjarje të tillë sepse është jashtëzakonisht e rrallë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49421 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE