Organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, 4 në pranga në Tiranë!

vovalbania February 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Organizim i paligjshëm i lojërave të fatit, 4 në pranga në Tiranë!

Policia e Tiranës njoftoi se Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike finalizoi pas një pune të mirëfilltë hetimore, operacionin policor të koduar “Turbulencë”. U vunë në pranga katër shtetas të cilët kishin përshtatur ambientet e disa subjekteve, për organizimin e lojërave të fatit, si dhe ushtronin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve. Po ashtu u proceduan penalisht tre të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive, 92 600 lekë të rinj, dhe 475 euro, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet i paligjshëm.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit A. M., 25 vjeç, E. S., 22 vjeç, Sh. N., 32 vjeç, A. S., 36 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 50 vjeç, O. Sh., 23 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte të vëna në dispozicion për organizimin e lojërave të fatit, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në një tjetër zhvillim, një 29-vjeçar i identifikuar si Romarjo Banushi, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike u vu në pranga në Durrës, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, që vazhdon në të gjithë vendin. Për goditjen e një grupi masiv të shpërndarësve të drogës në territorin e Durrësit janë përdorur metoda speciale të hetimit, kryesisht blerja e stimuluar.

Si rezultat i kësaj faze të megaoperacionit kundër lëndëve narkotike në Durrës janë arrestuar 53 persona, tre prej të cilëve me vendim paraprak gjykate dhe ende janë në kërkim 10 të tjerë. Ndërkaq,  gjatë operacionit u sekuestruan lëndë narkotike e llojit kokainë, heroinë e kanabis, një sasi parash, armë të ndryshme e municion, si dhe automjete dhe pajisje për ndarjen e dozave.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE