Aksident pranë Liqenit Artificial të Tiranës/Makina del nga rruga, drejtuesi braktis mjetin!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident pranë Liqenit Artificial të Tiranës/Makina del nga rruga, drejtuesi braktis mjetin!

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në Tiranë, pranë Liqenit Artificial të Tiranës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se një makinë e tipit “X6” e cila po lëvizte në “Rrugën e Kosovarëve” me shpejtësi shumë të lartë, ka ngjitur maloren dhe ka përfunduar në digën e liqenit.

BMW X6 është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë. Siç shihet nga fotot makina, e cila nuk ka targa, është bërë copash, ndërsa gomat janë shkatërruar. Nuk dihet ende sa persona kanë qenë në automjet.

Dyshohet se drejtuesi në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të dehur dhe pas aksidentit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Makina e braktisur është pa targa, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48813 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE