Vrau 7 foshnje, burgim i përjetshëm për infermieren “monstër”!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrau 7 foshnje, burgim i përjetshëm për infermieren “monstër”!

Një infermiere në Britaninë e Madhe u dënua me burgim të përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht pasi u shpall fajtore për vrasjen e 7 foshnjave dhe tentativën për të vrarë 6 të tjera në një spital në Mbretërinë e Bashkuar. 33-vjeçarja Lucy Letby nuk pranoi të shfaqej në sallën e gjyqit për të dëgjuar dënimin, veprim që solli reagime të shumta.

Ajo u shpall fajtore për vrasjen e foshnjave disa vite më parë, një çështje që shkaktoi reagim të madh në Britaninë e Madhe. Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha se po shikonte mundësinë e ndryshimeve ligjore, në mënyrë që të akuzuarit të mos i shmangeshin përballjes me gjykatën dhe të afërmit e viktimave në sallën e gjyqit.

Letby i vrau foshnjat duke u injektuar ajër në gjak dhe stomak, duke u dhënë më shumë qumësht se sa nevojitej, duke i keqtrajtuar fizikisht dhe duke u injektuar insulinë. Ajo sulmoi 13 foshnja në vitet 2015-2016 dhe mashtronte kolegët duke u thënë se vdekja ishte për shkaqe natyrale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65545 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE