U filmuan duke ecur së bashku, Arbenita Ismajli tregon raportin e tanishëm me Feron!

vovalbania August 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U filmuan duke ecur së bashku, Arbenita Ismajli tregon raportin e tanishëm me Feron!

Lidhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Para disa ditësh Fero është liruar nga paraburgimi e këtë e ka bërë të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në rrjete sociale.

Ama së fundmi të gjithë fansat janë befasuar pasi Fero dhe Arbenita janë filmuar së bashku duke ecur në një ambjent jashtë dhe duken shumë të qetë dhe vetëm me njëri-tjetrin. Kjo i ka bërë fansat të mendojnë se ndoshta ata mund të jenë pajtuar dhe kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit duke hedhur pas krahëve gjithçka ose e gjithë kjo ishte një lojë për t’u përfolur në media.

Ama vetëm pak më parë Arbenita ka postuar një video në Tik Tok duke na zbuluar më shumë rreth marrëdhënies së saj me Feron dhe nëse do të ketë një vazhdim të historisë së tyre. Duket se nuk është e vërtetë se ata janë rikthyer me njëri-tjetrin, pasi në shkrimin e videos modelja ka treguar se po divorcohet nga partneri i saj ndërsa të tjerët po martohen këtë verë.

Unë po divorcohem duke i parë makinat që po marrin nuse këtë verë…

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Së fundmi Arbenita ka postuar disa video dhe foto me vajzën e saj të vogël, Ninën duke i falur shumë dashuri njëra-tjetrës, ku Nina me anë të një përqafimi tregon se sa shumë e do nënën e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48748 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE