Greqia “ndryshon mendje”/ Kërkon ndihmë nga Shqipëria për zjarret, nisen 10 mjete dhe 50 zjarrfikës!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Greqia “ndryshon mendje”/ Kërkon ndihmë nga Shqipëria për zjarret, nisen 10 mjete dhe 50 zjarrfikës!

Disa orë pasi Greqia refuzoi ndihmën e forcave zjarrfikëse shqiptare, qeveria “ka ndërruar mendje”, për shkak të emergjencës me flakët në vend. Ministria e Mbrojtjes njofton se tashmë drejt vendit fqinj do të shkojnë 10 mjet5e zjarrfikëse dhe 50 zjarrfikës. Top Channel mëson se ka qenë ministri i Mbrojtjes Vassilis Kikilias që ka kërkuar ndihmën nëpërmjet ambasadores shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga për të shmangur mekanizmin e Bashkimit Europian për shkak të burokracive. Ajo i ka telefonuar ministrit, Niko Peleshi për të dakorduar nga të dyja palët nisjen e 10 makinave zjarrfikëse, dhe rreth 50 forcave zjarrfikëse dhe personel mbështetës.

Pritet që mjetet të kalojnë para mesnatës në pikën kufitare të Kapshticës dhe do të dislokohen në zonën e Aleksandrupolit për të marrë pjesë në operacionet e fikjes së zjarreve në këtë zonë.

Gjatë paradites, dy automjete zjarrfikëse dhe 9 punonjës të shërbimit të zjarrfikëses u nisën nga Maliqi dhe Korça me destinacion Aleksandropolinë. Por, pasi qëndruan për disa orë në hyrje të qytetit të Bilishtit, u kthyen mbrapsht nga pala greke.

Sipas deklaratave, shkaku i kthimit  ishte “u plotësuan nevojat nga vendet e tjera”, ndërkohë që sipërfaqe të mëdha me pyje por edhe banesa, si dhe një zonë të mbrojtur në të cilën ndodhej një manastir, janë përfshirë nga zjarret masive ditën e djeshme./TCH

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE