Për 15 vite me radhë mashtroi pacientët, arrestohet kirurgu me 8 klasë!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për 15 vite me radhë mashtroi pacientët, arrestohet kirurgu me 8 klasë!

Një 43-vjeçar nga Venecia që ishte hequr gjatë gjithë jetës së tij si mjek i kualifikuar i kirurgjisë plastike, por në të vërtetë kishte përfunduar vetëm 8 klasë shkollë, është arrestuar nga autoritetet italiane. Matteo Politi cilësohej si mjeku VIP, por në të vërtetë ai kishte mashtruar pacientët e tij duke e shitur veten si profesionist i mjekësisë estetike për 15 vite me radhë, teksa punoi në spitale të ndryshme në Italia dhe Rumani. “Mjekut” do t’i duhet të vuajë një dënim me 3 vjet e 4 muaj burg.

Matteo ishte i kërkuar nga policia në të gjithë botën prej muajit mars dhe mendohej se fshihej në Hong Kong, por karabinierët e Venecias e arrestuan mëngjesin e sotëm në Marghera. Ai u ndalua pas lëshimit të urdhër-arrestit evropian, i kërkuar nga një gjykatë në Rumani, pasi akuzohet për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve në lidhje me ushtrimin abuziv të profesionit të mjekësisë në atë vend. Mes marsit dhe dhjetorit 2018, ai ka mashtruar 9 persona në lidhje me aftësinë e tij si specialist në kirurgjinë kozmetike, duke përdorur një emër të falsifikuar dhe duke kryer operacione në objekte të ndryshme shëndetësore në Bukuresht në këmbim të dhjetëra mijëra eurove.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48777 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE