Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e federatës botërore të tenisit, vendoset flamuri “Autochthonous”

vovalbania November 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Hakerat shqiptarë sulmojnë faqen e federatës botërore të tenisit, vendoset flamuri “Autochthonous”

Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, hakerët shqiptarë vendosën të hakonin faqen zyrtare të turneut më të madh të tenisti ‘ATP Tour’ duke zhvendosur nga kopertina e tyre tenistin serb, Novak Djokovic, për ta zëvendësuar me flamurin “Autokton”.

Faqja zyrtare e ‘ATP Tour’ është hakuar dhe në kopertinën dhe profilin e faqes është vendosur flamuri “Autokton” që u valëvit në Beograd gjatë ndeshjes mes Serbisë e Shqipërisë.

Vetë ideatori i këtij flamuri, Ballist Morina ka komentuar në njërën nga fotot e postuara, duke iu dhënë mbështetje hakerëve shqiptarë.

“Ju lumtë djema, po i shërbeni kombit”, thuhet në komentin e Ballist Morinës.

Përpos fotografive, hakerët kanë bërë edhe një postim nga faqja me afërsisht katër milionë ndjekës duke uruar Pavarësinë e Shqipërisë.

Natyrisht, ATP-ja reagoi dhe e hoqi postimin që mori shumë komente, mbi të gjitha nga shqiptarët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50598 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE