Tesla padit dy ish-punonjës!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tesla padit dy ish-punonjës!

Tesla ka ngritur padi ndaj dy ish-punonjësve të paidentifikuar duke i akuzuar ata për një shkelje të të dhënave që ka prekur më shumë se 75,000 njerëz si rezultat i “gabimeve të brendshme”. Sipas një njoftimi të postuar nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Maine, gjithsej 75,735 njerëz u prekën nga shkelja e të dhënave, përfshirë 9 banorë të Maine.

Këta njerëz, raportohet se janë punonjës aktualë ose ish-punonjës të Tesla-s. Shkelja e të dhënave u zbulua më 10 maj nga media gjermane Handelsblatt, që mori të dhëna konfidenciale nga një sinjalizues. Sipas gazetës, mbi 23 mijë dosje dëshmonin se Telsa kishte dështuar në mbrojtjen e duhur të të dhënave nga klientët, punonjësit dhe partnerët e biznesit.

Ndërkaq, rikujtojmë se Tesla shiti pothuajse 890,000 makina elektrike në gjysmën e parë të këtij viti, më shumë se Volkswagen, BMW, Mercedes-Benz dhe Porsche së bashku. Prodhuesit gjerman po përballen me vështirësi pasi problemet e softuerit vonojnë arritjen e modeleve kryesore dhe kontribuojnë në rënien e shitjeve në Kinë, tregun e tyre më të madh, ku momentalisht dominojnë Tesla dhe kompania vendore BYD.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48933 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE