Operacion anti-drogë në Lezhë: Sekuestrohen 158 kg kanabis, arrestohen 5 persona!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Operacion anti-drogë në Lezhë: Sekuestrohen 158 kg kanabis, arrestohen 5 persona!

Pesë persona janë arrestuar në Lezhë në kuadër të operacionit anti-drogë të koduar “Prioriteti”.

Në provat e siguruara gjatë hetimit disajavor, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, në fshatrat Bulsharë dhe Kaçinar, të rrethit Mirditë, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 158 kilogramë cannabis sativa, një pjesë e gatshme për shitje dhe një pjesë në proces tharjeje.

Gjithashtu, u asgjësuan 280 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në fshatin Bulsharë, Mirditë. Në vijim të veprimeve hetimore janë sekuestruar edhe 14 000 euro.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: – Mirash Pima, 29 vjeç, Kristian Pima, 29 vjeç dhe Florian Pima, 33 vjeç, vëllezër, të tre banues në fshatin Kaçinar, Mirditë; – Eduart Çoku, 41 vjeç dhe Fatmir Ukaj (Tirtja), 24 vjeç, banues në Bulsharë, Mirditë. Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve Nikolin Ndoca, 31 vjeç, banues në fshatin Bulsharë, Mirditë dhe Kristian Mena, 21 vjeç, banues në Fan, Mirditë. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ndue Pima, 58 vjeç, banues në Kaçinar, Mirditë dhe Elion Tirtja, 36 vjeç, banues në Bulsharë, Mirditë.

Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit disajavor, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, në fshatrat Bulsharë dhe Kaçinar, të rrethit Mirditë, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 158 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e gatshme për shitje dhe një pjesë në proces tharjeje. Gjithashtu, u asgjësuan 280 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që ishin kultivuar në fshatin Bulsharë, Mirditë. Në vijim të veprimeve hetimore janë sekuestruar edhe 14 000 euro të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 15 celularë”, thuhet në deklaratën e policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE