Ukrainë, dëme në objektet ku ruheshin drithërat pas sulmit rus në Odesa!

vovalbania August 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukrainë, dëme në objektet ku ruheshin drithërat pas sulmit rus në Odesa!

Rusia nisi një sulm tre-orësh me dronë gjatë natës në rajonin Odesa të Ukrainës, duke synuar objektet e eksportit të grurit dhe infrastrukturën tjetër civile, tha guvernatori rajonal, Oleh Kiper, në platformën Telegram më 23 gusht. Kiper, duke shtuar se nuk ka viktima, shkroi:

Mbrojtja ajrore shkatërroi nëntë dronë të prodhuar nga Irani. Fatkeqësisht, objektet e prodhimit dhe eksportit janë dëmtuar dhe ka shpërthyer zjarr në një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë. Në orën gjashtë të mëngjesit zjarri është vënë nën kontroll. Ndër objektivat e dëmtuara janë edhe objektet ku ruheshin drithërat.

Më herët Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës raportoi për një sulm të ri me dronë rus në Ukrainë, por nuk dha më shumë detaje. Në korrik, Rusia u tërhoq nga një marrëveshje e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave nga portet e Ukrainës. Që nga atëherë, Rusia i ka goditur vazhdimisht me dronë dhe raketa portet dhe objektet ku ruhen drithërat ukrainase.

Rusia u tërhoq nga marrëveshja, e ndërmjetësuar nga Turqia dhe Kombet e Bashkuara, pasi që tha se nuk janë plotësuar kërkesat e saj. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, i propozoi muajin e kaluar presidentit rus ,Vladimir Putin, që ta zgjasë marrëveshjen në këmbim të lidhjes së një dege të bankës bujqësore të Rusisë me sistemin e pagesave ndërkombëtare SËIFT, raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

Gjatë muajit gusht, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina do t’i luftojë sulmet e Rusisë në Detin e Zi, në mënyrë që të mundë të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera përmes ujërave të tij. Rusia i bllokoi portet ukrainase në Detin e Zi në fillim të pushtimit të saj në shkurt 2022. Kjo bllokadë po e ngufat Ukrainën ekonomikisht, pasi ekonomia e saj para luftës varej pothuajse plotësisht nga eksporti, me çelikun dhe drithërat më të eksportuarat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49064 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE