Elon Musk publikon foton teksa ndodhet brenda Cybertruck, kamionçina që del së shpejti në treg!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Elon Musk publikon foton teksa ndodhet brenda Cybertruck, kamionçina që del së shpejti në treg!

CEO i kompanisë së Tesla-s, Elon Musk ka publikuar së fundmi një imazh në rrjetin social X (ish-Twitter) duke ngarë kamionçinën që ende nuk ka dalë në treg, Cybertruck. Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike mund të fillojë këto muaj me dërgesat e para të kamionçinës së shumëpritur Cybertruck. Cybertruck ishte paralajmëruar prej kohësh për të dalë në treg.

Just drove the production candidate Cybertruck at Tesla Giga Texas! pic.twitter.com/S0kCyGUBFD

— Elon Musk (@elonmusk) August 23, 2023

Bazuar në komunikimet e ndara nga Tesla, prodhuesi amerikan i makinave elektrike synon të prodhojë 375 mijë Cybertruck në vit. Modelet e para pritet të dalin në treg në fund të këtij muaji. Musk deklaroi se kompania me gjasë do të prodhojë rreth 250 mijë modele Cybertruck në vit. Më pas vazhdoi të thoshte se shifra në fakt mund të jetë midis 250 mijë dhe 500 mijë kopje. Miliarderi e prezantoi me bujë të madhe makinën Tesla Cybertruck në vitin 2019, por edhe në atë kohë nuk munguan kritikat e ashpra pasi makinës së veshur me çelik ju thyen xhamat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48978 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE